Shoferin e zë gjumi në timon, autobusi i mbushur me pasagjerë shqiptarë përfundon duke u përplasur

253

Një autobus i mbushur me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përplasur në Kroaci, duke u përplasur me barrierat e rrugës.

 

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë pagjumësia e drejtuesit të mjetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht pasagjerët nuk kanë pasur dëmtime të rënda, ndërsa autobusi është dëmtuar në pjesën më të madhe.

 

Autobusi ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës dhe është përplasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.