Protesta e pazakontë në Shqipëri: Bizneset vendosin himnin kombëtar në shenjë kundërshtie

Bizneset e Lungomares në Vlorë kanë protestuar pak para mbylljes së muzikës në lokalet e tyre duke vendosur njëkohësisht në sfond himnin kombëtar.

Ata kërkojnë zgjatjen e orës së punës për në sezonin veror dhe vijimin e muzikës për klientët.

Ndryshimi i fashës orare, sipas tyre, po i pengon në biznes përgjatë sezonit veror, kur ka edhe shtim të numrit të turistëve.

Sipas operatorëve, ora policore aktuale, ka bërë që bizneset të përballen me kushte të vështira ekonomike. Akti normativ ndalon muzikën pas orës 22:00 dhe mbylljen e aktivitetit para orës 24:00.

Klan News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...