Ndodh edhe kështu…/ Nuk e la të udhëtonte, 42-vjeçarja godet punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas

176

Një grua ra në pranga e autoriteteve policore të Tiranës, për dhunë ndaj një punonjëse në aeroportin e Rinasit.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, 42-vjeçarja me iniciale Sh. K., “ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja”.

Shkaqet se përse ajo nuk u lejua të udhëtonte mbeten të paqarta. Gjithsesi, 42-vjeçarja do të duhet të përballet tashmë me akuzën e goditjes për shkak të detyrës./tvklan.al