Me lot në sy, Eliona Pitarka tregon momentin e dhimbshëm pas lindjes

96

Në muajin mars, aktorja Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala.

Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Tashmë, Gala është kthyer në personazhin kryesor të jetës së saj me të cilën kalon 24 orë në ditë dhe në Instagram na kënaq sytë me poza të vogëlushes, që na shkrin zemrat me ëmbëlsinë e saj. Mirëpo, të gjithë e dimë që jo gjithçka është siç duket në Instagram. Ose të paktën jo të gjitha tregohen në rrjete sociale.

Megjithëse ishin ditët më të bukura, muaji i parë i lindjes së Galës ishte po ashtu për Elionën më i vështiri. Këtë e ka treguar vetë aktorja në InstaStory, teksa ka publikuar një foto të momenteve të saj më të këqija, ku shfaqet duke qarë.

“Këtu kam qenë duke qarë. Kisha një javë me temperaturë 40. M’u bllokua gjiri. Ka qenë muaji i parë. Po, kam vuajtur muajin e parë goxha. Mora antibiotikë.”- rrëfehet ajo si kurrë më parë.

Mirëpo, këto momente kanë mbetur pas me kohën dhe mami Eliona po shijon tashmë çdo moment të bukur që i dhuron princesha e saj.