Drane Xhai: Nuk e braktis kurrë Shkodrën. Ja mesazhi për vajzat e reja

313

Në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve duan të largohen nga vendi,

ose të paktën t’i drejtohen kryeqytetit, aktorja e humorit Drane Xhai, tregon për “Ora Verore” se kurrë nuk do ta braktisë qytetin e saj të lindjes, Shkodrën.

Ronaldo Sharka: Çfarë do t’i thuash vajzave shqiptare dhe çfarë mesazhi ke për shkodranët?

Drane Xhai: Unë Shkodrën e dua jashtëzakonisht shumë. Nuk e kam braktisur e as nuk e kam ndër mend ta braktis, edhe pse më janë ofruar mundësi për tu larguar nga Shkodra drejt Tiranës. Por kurrë nuk jam larguar, sepse Shkodra është ajo që më bëri mua, Shkodra është ajo që më dha këtë emër dhe largohem kurrsesi nga Shkodra. Më i bukuri vend dhe është Shkodra, ku kam le. Krenar për të unë jam. Më të bukur se të nuk kam.

Aktorja ka një mesazh për vajzat shqiptare

“Për vajzat e reja do të thosha, të studiojnë sa më shumë. Ta duan veten sa më shumë. T investojnë për veten sa më shumë. Të jenë vajza të mençura, sepse bukuria shkon e vjen. Ne kena vajza shumë të bukura. Vërtetë Shqipnia ka vajza të jashtëzakonshme. Shkodra i ka shumë shumë të bukura vajzat, por duhet të investojnë për vetën, ta duan shumë vetën, që nëse të mos jenë vajza inferiore. Të kenë formimin intelektual, sepse gjitha tjerat vijnë vetë.”/Oranews.tv/