Çmenduri shqiptarësh. I riu del nga makina në ecje dhe kërcen mbi të për një video në TikTok (video)

117

Çmenduria nuk ka kufij.

Në Shqipëri nuk ka ditë që të mos shënohen aksidente rrugore, teksa vapa në muajt e fundit ka ndikuar te një pjesë e drejtuesve të makinave që të shtojnë shpejtësinë pa limit duke shkuar deri në tragjedi si rasti i familjes Gusho disa javë më parë që u aksidentua për vdekje nga djali i një biznesmeni.

E ndërsa apelet janë pafund për të ulur shpejtësinë dhe respektuar rregullat e qarkullimit, një pjesë vijojnë që të injorojnë ligjin dhe këshillat.

Rastin e fundit ekstrem e sjell faqja që pasqyron “Aksidentet Rrugore” ku një i ri në kërkim të aventurave për “Tik Tok” del nga automjeti duke e lëshuar pa duar dhe asnjë shqetësim qesh dhe kërcen mbi kabinë.

https://fb.watch/6P6HHwqsHy/