“As mami nuk e di këtë”, moderatorja e sportit tregon si i ka shpëtuar rrëmbmit në New York

Lei Kraja ishte dje e ftuar në emisionin e Aulona Mustës “Natën me Aulonën”.

Ndër të tjera, moderatorja 27-vjeçare rrëfeu një histori të cilën nuk e kishte treguar kurrë më parë. Gjatë periudhës kur jetonte në Nju Jork prezantuesja sportive ka përjetuar një episod të frikshëm ku i ka shpëtuar rrëmbimit.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi, as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet.

U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, shprehet Lei.

Më pas e pyetur nga Aulona se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj: “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”. Lei shtoi se pas kësaj ngjarjeje kishte frikë të dilte natën dhe se sot e kësaj dite mban çelësin gati për t’u mbrojtur e goditur kur lëviz në mbrëmje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...