Pasi Romeo Veshaj u kap duke puthur një bjonde, Aleksia Peleshi bën veprimin e papritur

344

Vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj nisën pushimet zgjedhën Barcelonën për t’u relaksuar në plazhet e bukura të Spanjës. Mirëpo ky udhëtim i tyre do të mbahet mend për shumë gjatë pasi i gjithë rrjeti po zien nga dyshimet. Teksa fansat menduan se bashkëshoqëruesja e Romeos në këtë udhëtim ishte Aleksia, një video e bërë publike së fundmi i ka bërë lëmsh të gjithë.

 

“Revista Who” ka postuar pamjet ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur dhe përqafuar me një vajzë bjonde. Nga këto pamje vihet re aktori, i cili dhe në postimet e tij është shfaqur i veshur me lejla. Dyshimet se ndoshta në video ishte Donaldi nuk munguan, mirëpo mungesa e tatuzheve në këmbë e bën të dallueshëm Romeon.

 

Vetëm pak orë pas publikimit të kësaj videoje, detaje të reja kanë dalë në dritë. Burime ekskluzive për Iconstyle.al kanë bërë të ditur se vajza në foto quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë pasi dhe në bion e saj në “Instagram” e ka bërë treguar diçka të tillë. Nga verifikimet e bëra, është vënë re po ashtu se ajo e ndjek Romeon në Instagram.

 

Po ashtu edhe Aleksia Peleshi, ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen dhe menjëherë të gjithë menduan se po shoqëron Romeon, por e vërteta qenka krejtësisht tjetër.

 

E teksa rrjeti po vlon nga aludimet, veprimi i Aleksias pas këtyre pamjeve ka trazuar edhe më shumë situatën. Ajo ka zgjedhur që të zhduket nga Instagram-i, duke e çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social. Akoma nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndaj dhe jemi gjhithë sy e veshë për të mësuar mbi detajet e tjera.