Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat: Ja sa të infektuar dhe viktima ka nga pandemia në Shqipëri

65

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 18 raste të reja me C OVID19 nga 2431 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve ishte 5 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete nga virusi.

Rastet e reja janë evidentuar: 6 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Has, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Kurbin, Kukës, Lushnje, Maliq.

Aktualisht janë 137 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.