“Kisha një shekull pa dëgjuar dikë pa e ndërprerë për 30 minuta”, Turi tregon çfarë i ndodhi në maternitet

286

Dy ditë më parë Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Atarës.

Menjëherë pas lindjes së të voglës, Turi nisi të publikonte foto dhe çifti janë treguar shumë dorëlëshuar duke na treguar edhe portretin e saj ëngjëllor.

Mëngjesin e sotëm Turi sërish na ka dhuruar një pamje shumë të ëmbël nga materniteti, ku ka qëndruar natë e ditë pranë dy vajzave të tij të shtrenjta.

“Përralla me mbret”-ka shkruar ai krah një fotoje ku shfaqet duke i lexuar një libër Atarës teksa ajo fle në prehrin e mamit.

Turi është shumë i vëmendshëm edhe ndaj këshillave të mjekëve, aq sa të ndryshojë dhe karakter. Ata që e kanë afër e dinë që Turi është natyrë e gjallë dhe vetëm heshtjen që s’e njeh, por në postimin e fundit tregon: “Kisha një shekull pa dëgjuar dikë pa e ndërprerë për 30 minuta, pediatrin”.