Ke puthur ndonjë te Për’puthen +40? Luli tregon çfarë ka bërë dhe çfarë nuk ka bërë

96

Luljeta Nallbani është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen +40” që komentohet shumë në rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Luli ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj. Ajo u ka kërkuar që t’i bëjnë pyetje të ndryshme, e do u përgjigjet me “e kam bërë” apo “se kam bërë”.

Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë sa më shumë rreth marrëdhënies së saj me ish-konkurrentët e tjerë të “Për’puthen +40”, pasi pyetjet më të shumta janë të lidhura me programin.

“Ke puthur ndonjë te ‘Për’puthen’”, e ka pyetur një fans dhe Luli ka tregua se “nuk e ka bërë”.

Ndërsa e pyetur nëse ka takuar ndonjë nga konkurrentët e “Për’puthen”, Nallbani shprehet se pas daljes nga emisioni nuk ka takuar asnjë prej tyre.

Madje një ndjekës ka shkuar edhe më larg, pasi e pyet nëse “e ka bërë me Xhusepen”. Dhe Luljeta nuk ka nguruar që t’i përgjigjet duke i thënë: “Se kam bërë”.

Je lidhur me ndonjë pas ‘Për’puthen’, por jo me konkurrentet”, i shkruan dikush, të cilit Luljeta i përgjigjet: “Se kam bërë”.