Bieta Sulo mbyll sezonin e ‘Ftesë në 5’, hedh poshtë zërat për largim nga ‘Top Channel’

Bieta Sulo mbylli sot sezonin e radhës të ‘Ftesë në 5’, programit të pasdites që prej vitesh ka mbledhur shikuesit para televizorit.

 

Si gjithmonë, fundi i një sezoni, e nisja e një tjetri shoqërohet me shumë fjalë e deklarata për largime, rikthime, apo lëvizje nga një televizion në tjetrin. Edhe Bieta nuk i shpëtoi ca lajmeve për një largim nga Top-i.

 

Sot me një shkrim dedikuar stafit të saj të ngushtë dhe publikut, zgjodhi fjalët për të treguar mirënjohje dhe la të kuptohet se pas pushimeve do ta shohim sërish në stacionin e ‘Ftesës’.

 

Po ashtu në mbyllje të programit ajo u shpreh: “Shihemi këtu, në shtator”.

 

Duke mbyllur kështu çdo aludim për largim nga ekrani i ‘Top Channel’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...