Alketa Vejsiu me pushime në ishullin ku shkojnë vipat botërorë, por merr lajmin e keq

Destinacioni i radhës për pushimet e Alketa Vejsiut, këtë radhe ishte Greqia. Këtë fundjavë ajo ndodhet në Mykonos, i njohur ndryshe si ishulli i të pasurve.

Mykonos është një nga destinacionet më të njohura të Greqisë, që tërheq më shumë se një milion vizitorë çdo verë, mes tyre yje të Hollivudit, modele dhe atletë me famë botërore.

Por ditën e sotme për shkak të rritjes së infeksioneve, u vendosën kufizime. Pas një shpërthimi lokal “shqetësues”, Ministria e Mbrojtjes Civile ndaloi muzikën në ishull gjatë gjithë kohës dhe kufizoi lëvizjen nga ora 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kufizimet do të jenë në fuqi deri më 26 korrik.

“Ne u bëjmë thirrje banorëve, vizitorëve dhe profesionistëve në ishullin tonë të bukur të ndjekin me përpikëri masat në mënyrë që të mund të kontrollojmë shpejt përhapjen e virusit dhe Mykonos të kthehet në normalitet,” tha ministria.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...