U dënua për rryshfet, Rovena Voda bën deklaratën e papritur, reagon avokati i saj

Pak ditë më parë Zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda u akuzua për shfrytëzim detyre dhe për rryshfet prandaj është dënuar me arrest shtëpie.

 

Mirëpo, ajo i ka mohuar këto akuza dhe avokati i saj sapo ka bërë një reagim në seancën gjyqsore që është mbajtur ditën e sotme. Ai ka kërkuar revokimin e dënimit me arrest shtëpie duke arsyetuar mbi hetimet rreth çështjes që kanë nisur vitin e kaluar.

 

“Ne kërkojmë revokimin e masës së sigurimit në bazë të nenit 248/ të kodit procedurës penale pasi në vlerësimi tonë nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga neni 228, 229 për shkaqe dhe arsyet si vijojnë:

 

1. Në analize të akteve të fashikullit konstatojmë se procedimi është regjistruar më datë 16.03.2020. Në datat 17, 03, 24.03, 26.07 janë kryer përgjimet në bazë të së cilave prokuroria pretendon faktin penal dhe autorësinë. Pra jemi në kushtet që pas rreth 1 viti e një muaj prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurimit.

 

I nderuar trup gjykues!

Caktimi i masave të sigurimit e ka një qellim dhe funksion dhe ky qëllim është që në kuadër të hetimeve të mos ekzistoje rreziku të shkatërrohen prova, të mos t’i shmanget eventualisht ekzekutimit të vendimit, pra mos largohet dhe të mos kryejë të njëjtën vepër apo vepër tjetër penale. Është e pa dënuar dhe aktualisht nuk ushtron atë funksion apo funksion tjetër publik që do të krijonte qoftë dyshimin se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë të shkatërronte prova, nuk ka asnjë provë apo dyshim se mund të largohet.

 

Gjithashtu nga komunikimi me të mbrojturën parashtrimi i rrethanave të faktit është i ndryshëm dhe në një moment të dytë pasi dhe e mbrojtura prej nesh për shkak të impaktit publik që ka krijuar është në pamundësi objektive për të dhënë deklarime, por paraprakisht vlerësojmë të themi që e mbrojtura prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, ka deklaruar në seancë avokati i Vodës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...