“Shihemi aty dhe bëhuni gati për…”, Capital T i la takim dhe …

68

Pas një shkëputje të gjatë nga koncertet pët shkak të pandemisë së Covid-19, më në fund me përmirësimin e situatës dhe uljes së rasteve të infektimeve artistët mund të performojnë sërish në skenë para një publiku.

 

Një prej tyre është edhe Capital T, i cili lajmëroi pak ditë më parë nisjen e turit të tij “Skulptour” në qytete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Reperi bëri me dije në Instagram se do të njoftonte datat e koncerteve dhe më në fund i ka publikuar të gjitha sot. “Shihemi aty dhe bëhuni gati për spektakël”, shkruan Capital T në postimin e bërë në feed.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë reperi publikoi këngën me videoklip “Buzëqeshje”, ku protagoniste është edhe moderatorja Nevina Shtylla. Ndërkohë, një muaj më parë ai solli bashkëpunimin me Kidda, të titulluar “Magji”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe numëron mbi 10 milionë klikime.