Këngëtarja me famë botërore i hedh “benzinë zjarrit”, pranon që është lezbike?

166

Shakira ka ndërruar së fundmi foton e profilit të saj në Tëitter dhe të gjithë fansat janë “çmendur”! Pse do pyesni ju dhe me të drejtë.

Fotografia e re e profilit përmban disa ngjyra të përziera si rozë, portokalli dhe e bardhë, që ngjason shumë me flamurin e lesbikeve. Pas këtij ndryshimi një pjesë e madhe e fansave të artistes janë të bindur se ajo po përpiqet t’i tregojë gjithë botës se i përket këtij komuniteti.

Këngëtarja latine ka qenë larg vëmendjes mediatike për një kohë, derisa njoftoi se së shpejti do të publikonte këngën e saj “Don’t Start Noë”, që u lançua ditën e sotme. Ndërkohë fotografia e saj e profilit ishte një formë promovimi për këngën e saj të re, por fansat janë të mendimit se pas saj fshihet një mesazh.

“E njoh flamurin e lesbikeve kur e shoh”, ka shkruar dikush në një postim në Tëitter. “Më shumë duket sikur Shakira po del hapur. Kam të drejtë apo kam të drejtë”, ka shkruar një tjetër.

Megjithatë këto janë të gjitha spekulime dhe deri më tani as Shakira e as përfaqësues të saj nuk kanë reaguar. Nga ana tjetër kujtojmë se Shakira është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me futbollistin, Gerard Pique dhe ata janë prindër të dy djemve, Milan dhe Sasha.