Donaldi ‘ngatërrohet’ me Romeon, kush nga binjakët u kap mat me një bionde në Barcelonë?

129

Si? Nuk e kuptuam…

Në një video që ka bërë sot xhiron e rrjetit duket Romeo Veshaj, i shoqëruar nga një vajzë bionde në Barcelonë, me të cilën mendohet se ka nisur një romancë (të paktën kështu duket nga video)? Po a është Romeo ai që përflitet se ka nisur një lidhje me Aleksia Peleshin? Apo as kjo nuk thuhet me siguri…

Fillimisht, video që ka qarkulluar sot është publikuar revista ‘Who’, por vetëm pas publikimit të saj, burime për ‘Iconstyle.al’ kanë zbuluar se vajza që shfaqej përkrah Romeos quhet Eriketa dhe jeton në Barcelonë, aty ku dy të rinjtë janë filmuar së fundi.

Ndonëse nuk ishte lehtësisht i dallueshëm, tituj të ndryshëm të portaleve aluduan se në video, në fakt, nuk ishte Romeo, por Donaldi.

Ky i fundit, si për t’i hedhur benzinë zjarrit, reagon me një status në profilin e tij duke nxjerrë në pah një detaj që e dallon nga binjaku i tij – tatuazhet në këmbë.

“Domethënë i kam bërë tatuazhet që të dalloj nga Romeo. I them Romeos bëj dhe ti tatuazhe në këmbë si mua, nuk do. Ja si del”, shkruan Donaldi duke “siguruar” kështu rrjetin se në atë video është Romeo dhe jo ai….

Jeni pak më të qartë tani apo ka akoma diçka të mjegullt?

Po Aleksia? Ah, presim të përgjigjet Romeo…