“Do ketë arrestime të tjera”/ PARALAJMËRIMI i Klodiana Lalës: Kam informacione, “preket” sistemi i shëndetësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimet e SPAK duke paralajmëruar edhe për aksione të tjera.

 

E ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Lala tha se sipas informacioneve të saj, do të ketë prangosje në sistemin shëndetësor.

 

“Unë mendoj se SPAK po merret me çështje që duken më shumë për të treguar se po bëjnë diçka, por nuk është e mjaftueshme. SPAK duhet që ta ngrejë më lart stekën. Duhet të nisë puna me tenderat multi-milionëshe. Rastet e arrestimeve nga SPAK tregojnë se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen.

 

Është njësoj sikur puna e lendeve te ndaluara që ishte fenomen, por thuhej e kundërta nga ana e qeverisë. Mendoj se do ketë arrestime edhe më tej, por më shumë janë për t’ju hedhur hi syve. Pashë se Voda ishte arrestuar për dhënien e 2 mijë eurove, por prisja arrestim për ndonjë tender milionësh.

 

Gjithsesi nuk e kuptoj se përse SPAK u vonua një vit për arrestimin e Vodës. Pritet të kenë arrestime të tjera dhe faktet më çojnë se do të kemi të bëjmë në fushën e shëndetësisë,”- u shpreh Lala.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...