“Do e marr Berisha me vete?”, Frrok Çupi bën parashikimin e frikshëm: Ajo është në gropë!

161

Gazetari Frrok Çupi teksa po komentonte sot në emisionin ‘Repolitix’ gjendjen e PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit, bëri një parashikim të rëndësishëm.

Sipas Çupit, PD është në gropë dhe nuk dihet nëse do të rezistojë, madje ekziston mundësia që Berisha ta marrë me vete.

“PD është në gropë, është një zero. PD është në reanimacion dhe në pikëpyetje. Do të rezistojë pas Berishës apo do e marrë Berisha me vete?”, – u shpreh Çupi në Repolitix.