“A janë normal me këto çmime? Skandal” Zv.ministrja ‘ironizon’ me faturën e restorantit në Dhërmi

Në një kohë që cmimet super te larta në sezonin turistik nga ana e bizneseve janë bërë një nga temat më të diskutuara, zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi ka publikuar një faturë të një restoranti në Dhërmi.

 

Ajo ka ironizuar të gjithë ata qytetarë që e bëjnë këtë gjë, duke nënkuptuar që në jug të Shqipërisë nuk të shkon fatura gjithmonë 100 mijë lekë apo edhe 1 milion, por ja që shkon dhe më pak, vetëm 31 mijë lekë të vjetra, pra diçka më shumë se 6 mijë lekë personi.

 

“5 veta 3150 lekë. 630 lekë personi. SKANDAL!!! A janë normal këto me këto çmime . Duhet të ndërhyjë shteti dhe t’ju përcaktojë çmimin. Sigurisht që kudo ka çmime të ndryshme, ky restorant është në Dhërmi dhe ndër të tjera ka çmime super të lira dhe super cilësi. Ndër të vetmit madje që bën edhe gatime tradicionale.

 

Se dyti, qysh kur kemi kaluar në kapitalizëm nuk mund t’ju përcaktohen çmimet restoranteve dhe bareve dhe shumë biznese private. Janë produktet e domosdoshme ato që ju përcaktohet çmimi!

 

Së treti, në Dhërmi ka vende që ndoshta 5 vetave mund t’ju shkojë edhe 1000 euro fatura dhe shyqyr që ka se përndryshe do ishim një vend komunist dhe mbi të gjitha tregojmë që kemi diversitet.

 

Së katërti, çdo i huaj para se të bëjë porosinë lexon menynë. Po ne pse nuk e lexojmë!? Apo duam foto për tek JOQ! JOQ Albania. Pushime të mbara të gjithëve”, mbyll statusin e saj ironik numri dy i turizmit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...