Thumbime në distancë, Rudina Dembacaj i kthehet fanses: ‘Më vjen të shkul flokët’

110

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është mjaft akive në rrjetet sociale dhe mjaft e hapur sa i përket marrëdhënies së saj me politikanin Mark Frroku.

Shpeshherë ajo del live në Instagram dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre në këtë rrjet social. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pak momente më parë por duket se një fans apo fanse e ka ofenduar duke thënë se nuk e duron dot.

Sipas, saj Rudina ka një zë acarues dhe i vjen të shkulë flokët sa herë e dëgjon. Rudina e ka shpërndarë këtë koment në Insta Story duke iu kundërpërgjigjur ‘Pa afrohu një herë’.