“Si është Enca nga afër?”, Bearti nuk i kursen fjalët për këngëtaren dhe shprehet se ajo…

254

Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi para disa ditësh këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

 

Ata kanë vazhduar të ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin përtej bashkëpunimit për këngën. Madje Bearti ka konsideratat më të larta për Encën si njeri. Gjatë një interviste virtuale, dikush nga ndjekësit e ka pyetur ish-konkurrentin e “Për’puthen”:

 

“Si është Enca ku e njeh nga afër?”.

 

“Njeriu më pozitiv, ajo të bën të ndihesh komod, ka disa fjalime të mrekullueshme motivuese për jetën, është shumë e zgjuar dhe është shumë e ëmbël si një beb…”, është përgjigjur Bearti.

 

Enca dhe Bearti janë takuar disa herë bashkë në kryeqytetin shqiptar. Para disa ditësh Enca publikoi një video teksa shihet duke udhëtuar me makinë me Beartin.

 

“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohej duke thënë Enca nga makina për Beartin.

 

Ndërkohë fansat vazhdojnë ende të dyshojnë nëse mes tij dhe Encës ka lindur diçka më shumë pas këtij bashkëpunimi, por gjithçka pritet të mësohet me kohën. Kujtojmë se Bearti nuk ishte modeli i vetëm që tërhoqi vëmendjen në videoklipin e fundit të këngëtares.

 

Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia. Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.