“Përputhen” vazhdon dhe jashtë: Antonela pajtohet me Ledjanën, Andi ç’nuk thotë për programin…

“Përputhen” mund të ketë mbaruar, por konkurrentët vazhdojnë të bëjnë lajm. Këtë herë jo përmes ekranit, por Instagramit, ku falë programit arritën të merrnin një famë të madhe.

 

Antonela, Andi dhe Jasmina u kanë kthyer përgjigje pyetjeve të fansave së fundmi. Antonela la të kuptohej se është pajtuar me Ledjanën kur u pyet nëse ka komunikuar me të. Ajo postoi një foto ku të dyja shfaqen të afërta me njëra-tjetrën dhe shkroi se nuk ka asnjë sqarim për të dhënë pasi grindjet i kanë mbyllur në program.

 

Andi nga ana tjetër është pyetur “Si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohë që ti kishe dalë nga emisioni?”.

 

“Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ai.

 

Jasmina ndërkohë ka treguar se nuk ka komunikuar më me Andin prej kohësh dhe e ka mbyllur historinë me të. “Nuk kemi folur që për ditëlindje të Fationit, që kur jemi bërë bllok. Nuk kam çfarë të shtoj më”, është shprehur Jasmina.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...