Çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë, vjen lajmi i keq për pushuesit

147

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare në disa vise.

Temperaturat pritet të shënojnë ulje të lehta për shkak të depërtimit të disa masave pak më të freskëta ajrore nga deti. Shumë nxehtë nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore dhe Kosovën lindore.

Të premtën në Kosovë paradite nxehtë, ndërsa pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Së bashku me rrebeshet e fuqishme lokale do të vijë edhe freskia, por vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive të cilat mund të shkaktojnë disa probleme.

Rrebeshet më intensive të premtën priten në veri dhe verilindje të Kosovës, ndërsa më të pakta ose hiç fare në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Të paktën kështu indikojnë modelet.

Rrebeshe lokale të premtën pasdite priten edhe ni disa vise në Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe skajin verior të Malit të Zi. Në Shqipëri kryesisht pa reshje.

Për fundjavë na pret mot shumë i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. Priten ulje të temperaturave, por nganjëherë pritet të jetë zagushi me ndonjë interval kohor me diell. Priten rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos pasditeve, mbrëmjeve dha natën.

Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive me vetëtima dhe bubullima masive të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta në disa lokacione.