Rreziku i shkaktuar nga peshku i kuq, ekspertët këshillojnë: Mos e…

Një qytet në shtetin amerikan të Minesotës u ka kërkuar banorëve të mos i hedhin peshqit e tyre në liqene e pellgje, pasi zbuluan një peshk të madh të kuq, i cili mund të shkatërrojë një habitat natyror.

 

Kafshët shtëpiake të zakonshme mund të rriten shumë në natyrë dhe të shkaktojnë përçarje të mëdha në ekosistemet. Qyteti i Burnsville publikoi disa imazhe që tregojnë disa peshq të kuq “përbindësh”, të kapur gjatë një sondazhi në liqenin Keller.

 

Në faqen e “City of Burnsville” thuhej se peshku i kuq mund të ndikojë në cilësinë e dobët të ujit duke grumbulluar sedimentin (material i ngurtë që gjendet në sipërfaqen e tokës në formën e grimcave) dhe duke shkulur bimët.

 

“Ju lutemi mos e lëshoni peshkun e kuq në pellgje dhe liqene. Ata rriten më shumë sesa mendoni”, thanë ata. Në qytetin Minesota, peshqit e kuq janë një specie pushtuese, që do të thotë se është e paligjshme lëshimi i tyre në ujërat publike. Një peshk i kuq i mbajtur në një akuarium në shtëpi zakonisht rritet në rreth 2 in (5.1cm) në gjatësi.

 

Por sapo të vendosen në ujërat publike, sipas ekspertëve të mjedisit peshqit e kuq mund të rriten shumë, duke u riprodhuar me shpejtësi dhe duke dominuar speciet vendase, si dhe të shkatërrojnë një habitat. Në paralajmërimin e tij, qyteti i Burnsville këshilloi pronarët e kafshëve shtëpiake, duke thënë: “Ju lutemi merrni parasysh mundësitë e tjera për t’u gjetur atyre një shtëpi të re”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...