Në Shqipëri një fabrikë prodhimi për vaksinat…? Manstirliu zbulon se …

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se projekti për ndërtimin e fabrikës prodhuese të vaksinave kundër koronavirusit në Shqipëri është në hapat e tij të parë. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Manastirliu sqaroi se ndërtimi i kësaj fabrike është prioritet ndaj qeveria po i krijon të gjitha kushtet.

 

” Është patjetër një ndër ato prioritete që ne kemi me tregun farmaceutik që në Shqipëri të mundet pra që veç prodhimit të barnave dhe të manifakturës apo fabrikave të prodhimit të barnave të ketë mundësi të prodhohen dhe vaksinat. Apo dhe ku të kryhen proçese të ndryshme të përgatitjes së vaksinave.

 

Ky është një projekt i cili është në hapat e tij të parë por që ne, kryeministri Rama e ka vendosur në prioritetet për ta çuar përpara duke krijuar të gjithë mundësitë për ta ndërtuar këtë fabrikë, për të krijuar kushtet për ndërtimin e saj.

 

LEXO EDHE: Corona dhe BE/ Bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?
E cila të sigurojë një prodhim të vaksinave jo vetëm për tregun vendas por duke pasur një qasje edhe më të gjerë, një qajse për rajonin.

 

Pa dyshim që një ndër prioritetet tona në raport me sigurimin jo vetëm të vaksinave por edhe me sigurinë e barnave është edhe bashkëpunimi me agjencinë turke ku shumë shpejt do të finalizojmë edhe një memorandum binjakëzimi me ta”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...