KLGJ zbardh vendimin për gjyqtaren Kapedani: Duam tekstin e këngëve

KLGJ vlerëson se për të arritur në konkluzion të drejtë dhe të rregullt,

është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates që ILD ka vlerësuar jo të hijshme dhe të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të drejtueses së Gjykatës të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Në këtë vendim theksohet se ILD duhet të verifikojë sa persona kanë pasur akses për të parë videot e gjyqtares e cila shfaqet në ambientet e brendshme të Gjykatës së Elbasanit. Apo në videot e tjera që këndon dhe thyen edhe rregullat e qarkullimit rrugor duke udhëtuar me shpejtësi.

Po ashtu ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit.

Ajo që duket më ironike është fakti si duhen zbardhur edhe tekstet e këngës së reperit që gjyqtarja këndon në videot e saj. /abcnews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...