Këngëtarja shqiptare infektohet 2 herë me virusin, ja cila është simptoma që të gjithë duhet të kenë kujdes

199

Artisja shumë e dashur e publikut, Jehona Sopi së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Prive’ ku ka treguar se është infektuar 2 herë nga viusi.

Ai u shpreh se gjendja e saj nuk ka qënë aspak e mirë, dhe simptomat që pati nuk ishin të lehta.

Ndër të tjera, këngëtarja shtoi se ankthi ishte problemi më i madh me të cilin u përball. Ja një pjesë nga rrëfimi i saj;

“E kuptova shumë rastësisht se shkova të bëj disa analiza. Kemi dalë të tre pozitiv, kemi qëndruar 16 ditë pavarësisht se kemi dalë nga shtëpia vetëm për kontrolle mjekësore. Në fillim nuk kisha asnjë simptomë dhe dyshoja nëse e kam apo jo dhe e kam bërë testin 4 herë.

Pastaj kur e kuptova filloi paniku. Herën e parë ka patur panik, ankth dhe pagjumësi. Ditëve të fundit kam pasur dhe luhatje të tensionit. Në shkurt ishim me një ditëlindje.

Unë ndihesha shumë e lodhur por isha në valën e punës dhe thoja e kam prej lodhjes. Herën e dytë më ishte prekur mushkëria pak.”, tregoi këngëtarja.