Raste “Delta” në Shqipëri? Flet mjeku: Shfaqen shenja të ngjashme me virozat e stinës, tregohuni vigjilentë (Tregon për rastin e gruas së vaksinuar që u infektua)

Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, mjekët thonë se ka dyshime të forta që varianti Delta është i pranishëm në Shqipëri. Infeksionisti Gent Stroni thotë se ky variant ka shenjat e virozave të stinës, dhe se në asnjë moment nuk duhet të neglizhohen.

 

Ai tregon se shenjat për e variantit të ri të shuar janë të ngjashme me ato të virozëve të stinës, ndaj mjekët që vënë re këto simptoma duhet të tregohen vigjilentë për të referuar rastet.

 

“Delta duhet të jetë dhe në vendin tonë, por nuk arrijmë dot ta vërtetojmë se analizat kërkojnë konfirmim jashtë vendit tonë. Shfaq dhimbje kokje, rrufë, dhimbje sysh, sy të skuqur, tharje të mukozave të fytit.”

 

Megjithatë për ekspertët e shëndetësisë situata në Shqipëri vijon të jetë e qetë, kjo edhe për shkak të imunizimit, qoftë nga vaksinat qoftë nga antitrupat natyral.

 

“Pretendohet të kemi arritur saturimin e numrave ose imunitetin e tufës. Raste të cilët do të preken ose nuk janë imunizuar ose nuk kanë kaluar.”

 

Por pavarësisht se mund të jenë vaksinuar, Stroni tregon se ka në trajtim një pacient më Covid që i ka marrë të dyja dozat.

 

“Kam një zonjë të moshuar me Covid. Pavarësisht se fëmijët e saj janë infektuar dhe prej tyre është infektuar dhe ajo, po e kalon mirë.”

 

Prej mjekëve me shqetësim shihen ata pacientë që kanë pasoja post-covid, shenja këto që shfaqen edhe pas 6 muajsh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...