Nano bën deklaratën e fortë për Lulzim Bashën: Ai në PD po …

158

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano ka komentuar lëvizjet e fundit të Lulzim Bashës brenda Selisë Blu. Ai komentoi edhe propozimet e kryedemokratit sa i përket ndryshimeve brenda pozicioneve të kësaj partie.

Ai tha se Bashës nuk i duhet lënë asnjë të drejtë ndryshimi e as sugjerimi pas ai i ka humbur këto të drejta që pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Në rrethana të tilla ngre pyetjen se cili është synimi i këtyre ndryshimeve. Sepse nuk kanë synim partinë, por të kalcifikohet posti i kryetarit të partisë, që është një humbës.

Ajo nuk është parti e lirë me njerëz që kanë interesa të caktuara. Basha po përpiqet të çimentojë rolin e vet, nuk thuhet asgjë në ato ndryshime. Duhet përcaktuar kur ikën kryetari nga detyra.

Aty se ngre zërin njeri. Duhet të përcaktohet qartë që asnjë kryetar të mos përdorë alibi. Nëse humb zgjedhjet duhet të ikësh. Me këtë gjë nuk merret njeri dhe ndryshimet i shoh si përpjekje e Bashës për funksionin e tij”, tha Nano.