I këputi këmbën 23-vjeçares, Jehon Breçani i shpëton burgut përfundimisht

303

Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani i ka shpëtuar burgut për të dytën herë.

Kjo pasi Gjykata e Apelit vendosi ditën e sotme që 19-vjeçari që përplasi 23-vjeçaren Xhesina Gega të qendrojë në shtëpi, pasi atij i është zëvendësuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Më herët Prokuroria e Tiranës kërkoi që 19-vjeçari të rikthehet në burg pasi dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda.

Por duket se kjo kërkesë e Prokurorisë nuk është marrë aspak parasysh nga ana e gjykatës.