Foto e Vaçe Zelës shkon në Strasburg, autori: Dëmshpërblim dhe ndjesë publike

Nuri Çumani është fotoreporteri historik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ku emrat të mëdhenj të skenës shqiptare janë fotografuar prej tij.

Gjatë intervistës në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ai tregoi se si ishin personazhet në skenë, por dhe jashtë saj.

“Çdo shfaqje fotografohej. Ne kishim një detyrë për ta pasuruar arkivën e Teatrit të Operas sepse ishte shumë e varfër, bënim edhe jetën familjare artistëve”.

Ndalur tek fotot e të madhes Vaçe, Nuriu kujton se si ka realizuar një set fotosh në shtëpinë e saj, të cilat më vonë u vodhën dhe u përdorën pa lejen e tij.

“Jo një, por ka disa procese gjyqësore për të drejtën e autorit. Ajo e Vaçes është në Strasburg. Kujtoj se kur bëra foton, i thashë Vaçes je shumë fotozhenike, a mund të të bëj një foto në shtëpi.

Ju luta shumë kohë për ta bërë atë foto. Më në fund më thërret një ditë “Kam përfundimin e shkollimit të gocës dhe ka mundësi që të vish nesër mbrëme”. Shkova bëra fotografitë dhe I premtova që nuk do t’i ekspozoj”.

Teksa artistja ndërroi jetë, foto e realizuar nga ai, u përdor masivisht nga mediat online, Ministria e Kulturës dhe vet Rama, por pa autorësinë.

“Këto i vodhën dhe i botuan, duke filluar qysh nga Ministria e Kulturës, pa autorësinë time. Për njërën nga fotot ka disa procese gjyqësore, ku katër janë në Strasburg”.

Ndërsa po tregonte se si kanë rrjedhur ngjarjet Nuriu kërkon jo vetëm dëmshpërblimin financiar, por edhe ndjesë publike nga Ministria e Kulturës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...