Do të rritet çmimi i ujit? Ja çfarë paralajmërohet…

106

Mësohet se sektori ujësjellës & kanalizime për të bërë të mundur furnizimin pa ndërprerje me ujë në vendin tonë, i duhet një investim i jashtëzakonshëm.

Deri në vitin 2040 në këtë sektor priten të shpenzohen rreth 5 miliardë dollarë dhe ky vjen si paralajmërim për rritjen e çmimeve të ujit.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliard Euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite.

Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët.

“Duhet theksuar se investimet e planifikuara në drejtim të kanalizimeve mbeten akoma një sfidë për tu arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët në masën e 51.5 %” thuhet në raportin e performancës.