Tea ndryshon sërish pamje. Arjan Konomi bën komentin epik: Të ka hipur një nur që…

46

Tea ka vendosur të ndryshojë sërish. Ish-protagonistja e “Përputhen” që e ka bërë zakon të ndryshojë goxha shpesh në dukje, kësaj here është bërë bionde në plot kuptimin e fjalës.

Një foto pas transformimit e ka ndarë me ndjekësit por opinionistit Arjan Konomi, mendja i ka shkuar diku tjetër.

Sipas tij, Tea mund të jetë në dashuri. “Të ka hypur një nur aq i bukur siç ndodh kur njeriu bie në dashuri” – është shprehur Arjani teksa Tea ka pyetur: “A thua?”.

Duke qenë se parashikimet e Arjanit kanë qenë shpesh në limitet “profetike” edhe atëherë kur janë dukur shumë larg me realitetin, s’është larg mendsh që e vërteta të jetë kjo që e ka thënë opinionisti.