“S’ka më nevojë për vaksinë”/ TIA bën njoftimim e rëndësishëm për qytetarët shqiptarët

334

Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, TIA shkruan se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Suedisë vetëm duke patur testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Përmendim ffaktin se Suedia ka lehtësuar masat, duke mos kërkuar më që qytetarët shqiptarë të jenë të vaksinuar me vaksinat anti-COVID.

Njoftimi i Tirana International Airport:

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport