Silva Bino paralajmëron frikshëm: Nëse shfaqet varianti Delta mund të rimbyllemi!

179

Vendi ynë ndodhet në alert sa i përket variantit indian, ‘Delta’ të Covid-19 e në lidhje me këtë ka folur edhe Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, e cila është shprehur se nëse në vend do të konfirmohen raste të variantit Delta atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid.

 

“Nëse do të kemi raste me Delta natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat është ai që të mbron nga të gjitha variantet,” tha Bino për TCH.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri.

 

Ajo tha se disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin “Delta” në vendin tonë apo jo.