Po festonin fitoren e Italisë, Policia shoqëron të rinjtë në Shkodër, i zbret nga makina dhe… (Video)

476

Disa të rinj që kishin dalë në rrugët e qytetit të Shkodrës për të festuar fitoren e finales së Euro 2020, janë shoqëruar nga policia, e në disa raste ka pasur përplasje dhe rezistencë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, policia ka zbritur nga makinat disa prej të rinjve dhe i ka shoqëruar me force, ndoshta me pretendimin e kalimit të orarit të lejuar për lëvizjen, i cili ëhstë vendosur deri në mesnatë.

Ndërkohë që kujtojmë se në Tiranë qindra persona u mblodhën dhe festuan për orë me radhë në Sheshin Skënderbej, dhe policia jo vetëm që nuk ndërhyu, po mesiguri mund të kenë qenë pjesë e turmës për të festuar.

Nuk dihet nëse policia e Shkodrës ka marrë urdhëra të veçanta për të ndërhyrë në Shkodër dhe për të mos ndërhyrë në qytete të tjera të vendit.

Italia u shpall dje kampione e europës, teksa mundi me penallti skuadrën e Anglisë, në një event që u zhvillua përgjatë një muaji në shtete të ndryshme.