Njësoj si Sindi! Një djalë i vi*gjër konkurron në “Për’puthen”

80

Ndërkohë që “Për’puthen” rinore dhe ajo +40 ka përfunduar, transmetimi i audicioneve të programit të dashurisë nëpër qytete të Shqipërisë e jo vetëm, vazhdon në ekranin e Top Channel. Në episodin e sotëm, një djalë i virgjër konkurron për t’u bërë pjesë e formatit dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Moderatorja Bora Zemani ka qenë e para e cila i ka vënë në dukje se aplikanti ka parë shembullin e Sindi Locit, dhe nëse ndiqte “rrugën e saj” ka menduar se mund të pranohej më lehtë në “Për’puthen”. “Unë mendoj që ke parë rastin e Sindit dhe po vjen këtu të gjesh një gjë që ne të na bëjë përshtypje”, shprehet ajo.

“Po ashtu është”, këmbëngul djali. Ndërkohë autorja Olsa Muhameti thekson se të jesh i virgjër në moshën e tij (20 vjeç) është mëse normale.

“Po pse mendon se të qenurit i virgjër përbën lajm në moshën 20-vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe të jesh i virgjër është mëse normale, nuk ke gjetur akoma vajzën ndoshta”, thotë ajo.

“Në ditët e sotme të jesh i virgjër është pak e vështirë”, vazhdon aplikanti.

Më pas ka ndërhyrë edhe Atdheu, i cili teksa ka zbuluar moshën kur ka humbur virgjërinë ka theksuar gjithashtu se është mëse normale.

“Është mëse normale unë 22 vjeç e kam filluar”, tha ish-konkurrenti. /News31