Nano jep mesazhin e fortë për Ramën: Duhet të kishte ndërhyrë para se të vepronte SPAK

213

Analisti Mustafa Nano ka komentuar skandalin e abuzimit nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit vijon të jetë një nga temat kryesore të këtyre ditëve.

Nano tha V se kryeministri Edi Rama duhet të kishte ndërhyrë përpara se këtë ta bënte SPAK, ndërkohë që ngriti dyshime se kryeministri ka qenë në dijeni të situatës.

Intervista në MCN Tv:

Tenderi i uniformave ekspozoi pothuajse gjithë aparatin e Prokurimeve ne Ministrinë e Brendshme. Dua të pyes të ftuarin tim Mustafa Nano, nëse ky rast është një kampion që tregon nivelin e korrupsionit në qeverisjen e kaluar të Ramës?

Nano: Nuk besoj se ka pasur nevojë për indicie të tilla, dihet që ka korrupsion dhe kjo dihet edhe nga një vëzhgim gazetaresk. I vetmi institucion që s’ka qenë korrekt është prokuroria, por lajmi i mirë është që SPAK është duke vepruar. Korrupsioni ekziston dhe është denoncuar edhe nga emisione investigative si ai i Ylli Rakipit me tenderin e një rruge.

Zoti Nano, menjëherë pas këtij skandali zoti Rama propozoi ndryshim të Ligjit të Prokurimeve. Ngjan ky si një reflektim real apo si një mënyrë për të dalë nga situata? U deshën 8 vite që të kuptohej se duhet ndryshuar ligji në fjale?

Nano: Dua ta shoh si reflektim se Rama nuk është i përfshirë është një strukturë në Ministrinë e Brendshme që merret me këto punë por ai duhet ta dinte. Por Rama duhet të kishte ndërhyrë para se të vepronte SPAK.

Kryeministri e ka për detyrë ta dijë, nëse Rama e ka marrë vesh tani është shumë vonë, por nuk besoj se është ky rasti. Veprime të tilla reaktive nuk vijnë gjëra të mira, por nëse është serioz në këto gjëra mbetet për tu parë.