Moti plot surpriza gjatë gjithë javës, ja ditët kur nisin reshjet e shiut

136

Stina e verës me ditë me diell dhe temperatura relativisht të larta do të vijojnë edhe për javën që sapo ka nisur.

 

Megjithatë, java nis me ditën e Hënë ku moti parashikohet fillimisht i kthjellët por nga orët e mesditës në ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash. Në zonën e veriut dhe qendrës këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.

 

Dita e Martë parashikohet të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin por përsëri nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në relievet malore shoqëruar me shtrëngata apo shi të dobët afatshkurtër.

 

Më pas për tre ditët e mbetura të javës (Mërkurë, Enjte, Premte) vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Mot i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura relativisht të larta (shiko informacionin bashkëlidhur).