Melisa dhe Andi në pritje të një fëmije? Ja detaji që ngjalli dyshime (foto)

99

Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tyre dhe ndarjeve të njëpasnjëshme. Madje, vetëm një ditë pas u tha se u ndanë u konfirmua përsëri ribashkimi.

Dyshimet për një shtatëzani të mundshme nisën për shkak të fotoje ku Andi shihet me duar në barkun e Melisës. Vetëm kaq mjaftoi që fansat të aludojnë që ish konkurentja e Për’puthen është në një pritje të ëmbël.

Ama një pjesë e konsiderueshme e ndjekësve të tyre dyshojnë se kjo është një lojë të çiftit për vëmendje para publikimit të këngës së re të Melisës.

Dyshja u përfol për një lidhje që pas daljes nga emisioni. Ata u parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre. Pas shumë kohës ishte Melisa e para e cila konfirmoi lidhjen.