“Ka patur një përplasje mes Lleshajt dhe Ramës” Skandali me tenderin në Ministrinë e Brendshme, deputeti ngre dyshimet e forta

134

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka patur një përplasje.

Sipas saj kjo ka ndodhur për tenderin e 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me këtë tende janë arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

“Ka pasur një përplasje mes ministrit Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama për këtë tender”, tha Këlliçi në News 24, ndërsa përshëndeti operacionin e SPAK, edhe pse e quajti të vonuar. “Është i vonuar por unë e përshëndes. Por janë vetëm 9 zyrtarë të thjeshtë të Komisionit të Vlerësimit.”

Kujtojmë se, tre ditë më parë 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ranë në pranga pasi SPAK kishte kërkuar arrestimin e tyre, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu për të fituar tenderin për uniformat e Policisë.