Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete, 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, të gjitha në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...