Bëni kujdes! Do çuditeni nga mënyra se si një shishe uji, mund t’i vërë flakën makinës tuaj në këto temperatura të larta

230

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e të nxehtit afrikan është rritur edhe numri i automjeteve që marrin flakë në ecje.

Faqja “Aksidente rrugore” në facebook ka ndarë një moment ilustrues, i cili tregon se si merr flakë një makinë vetëm përmes shishes së ujit në ndërveprim me temperaturën e lartë.

ne foto duket se kontakti i shishes plastike të ujit me copën që vesh sediljet e automjetit në diell, krijon probabilitet për zjarr brenda makinës.