Alfred Cako vazhdon me deklaratat e forta: Një burrë bën kushedi sa fëmijë, ndërsa gratë bëjnë…

410

Alfred Cako ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e tij të dhënë “E Diell” për gratë.

Në bisedë e sipër, ai tha se gratë nuk duhet të mendojnë vetëm për doktoraturen dhe karrierën, por edhe të krijojnë familje.

Sipas Cakos, ato duhet të mendojnë për vazhdimësinë e jetës dhe mirë do të ishte që të bëjnë fëmijë rreth moshës 23-vjeçare. Deklarata e tij solli shumë reagime në rrjet, pasi u cilësua diskriminuese ndaj gjinisë femërore.

Ditën e sotme, Cako ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, për të folur pikërisht në lidhje me këtë deklaratë që bëri bujë menjëherë.

Ai u shpreh se feminizmi është për ta skllavëruar gruan, për ta futur në garë me burrin. Sipas tij, barazia gjinore nuk ekziston, por burri dhe gruaja janë të barazvlefshëm, jo të barabartë.

“Femra ka qenë e nëpërkëmbur nga një traditë e lashtë, nga tradita osmane, ka qenë e shtypur. Ndoshta më përpara femra ka qenë më e respektuar, në kohën e ilirëve. Barazia gjinore nuk ekziston.

Je e barazvlefshme, që do të thotë se gruaja është mbretëresha e shtëpisë , qafa e familjes, koka është burri. Nëse ti e nxit gruan të shkojë për bodybillding, apo në Hollywood me tan ga e me dy pi. stol. eta për të vr. arë njerëz, kjo nuk ekziston.