Tenderi për uniformat, Berisha: Në Suedi kapelja e policit kushton 34€, në Shqipëri 350€

305

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë.

Berisha shprehet se në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 euro ndërsa për policin shqiptar kushton 350 euro.

“Kjo eshte vjedhje me 11 fish! Ne Suedi kapelja me strehe e policit kushton 34 € kurse per policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata qe jane arrestuar padyshim kane pergjegjesi ligjore te pamohueshme.

Por boset e tyre Lleshaj, Agaçi jane pergjegjesit me kryesor te kesaj vjedhje te 11 fishte te denoncuar me emer dhe mbiemer disa here nga qytetaret dixhital qe ne fillim te aferes. Por ata i mbrone kreu i meduzes sepse ai vjedh me shume se te gjithe ne kete vend! Sb”, shkruan Berisha.