Rama e la jashtë Parlamentit! Ditmir Bushati merr postin e rëndësishëm në OSBE

Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati do të jetë udhëheqësi i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pas emërimit nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

 

 

“Shpresojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës do t’i japin një mundësi Moldavisë që t’i japë fund bllokimit politik për të hapur rrugën e reformave. Së bashku me partnerët tanë nga ODIHR, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ne shpresojmë të ndihmojmë Moldavinë në angazhimet e saj demokratike”, është shprehur Bushati.

 

Më herët Bushati u prit në një takim nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Kryetarja e Parlamentit, Zinaida Greceanii dhe përfaqësuesit e partive politike kryesore që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

 

Të hënën, misioni vëzhgues ndërkombëtar që udhëhiqet nga Bushati do të bëj të njohur për publikun gjetjet dhe konkluzionet paraprake për procesin zgjedhor të 11 Korrikut në Moldavi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...