“Më mirë mysliman me tatuazh sesa mysliman pa namaz”, reperi shqiptar përplaset me fansat

99

Reperi nga Presheva, Gold AG është mjaft aktiv e i ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së tij profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Ai është pyetur se përse mban tatuazh duke marrë parasysh se është një vepër e ndaluar në islam dhe një nga mëkatet më të mëdha.

“Përse ke tatuazh nëse je mysliman?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Shyqyr që nuk shihen gabimet e tjera se tatuazhet i kishe harruar. Më mirë mysliman me tatuazh se mysliman pa namaz”, është përgjigjur Gold AG.