Kush është më i miri mes Ledrit, Noizy-t, Getoarit dhe Majk? Ermal Fejzullahu përgjigjet pa u menduar dy herë

108

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në ABC në një rrëfim të plotë mbi karrierën e tij, por edhe për të prekur detaje mbi jetën personale për të cilat është përgjigjur krejtësisht pa dorashka.

Në një sfidë bashkë me mikun e tij Ermal Fejzullahu ata ishin përballë një zgjedhje: Kush është më i mirë; Ledri Vula përballë reperëve më në zë të momentit në vendin tonë.

Nga pozita e vështirë, Ledri refuzoi të përgjigjej, por Ermal Fejzullahu u tregua i gatshëm dhe u përgjigj pa u menduar dy herë.

Jonida Shehu: Ledri apo Noizy?

Ermal Fejzullahu: Ledri

Jonida Shehu: Ledri apo Getoar Selimi?

Ermal Fejzullahu: Tashmë ka evoluar koha shumë dhe Getoar është një prej njerëzve që unë kam patur kënaqësinë të bashkëpunoj me të. Është reperi i parë dhe për atë kohë ka qenë i pathyeshëm. Mirëpo duke ecur koha, prap dihet kush qëndron në treg më mirë. Të gjithë këta emra që po përmend janë super artista. Nëse po flasim për shije personale, ti e di tashmë.

Jonida Shehu: Ledri apo Majk?

Ermal Fejzullahu: Si reper Ledri duket më i mirë, kurse si vokalist më duket më i mirë Majku.