Fluks pushuesish në Velipojë

Bregdeti i Velipojës priti me mijëra pushues këtë të dielë. Vizitorët ishin jo vetëm nga Shkodra, por më së shumti nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Pavarësisht ngjarjeve të rënda të ndodhura në nisje të sezonit pushuesit nuk e kanë braktisur Velipojën dhe deklarojnë se e frekuentojnë këtë bregdet për shkak të pastërtisë, rërës me vlera kurative dhe çmimeve të favorshme që ju ofrohen.

Në plazhin e Velipojës janë shtuar patrullat dhe punonjesit e rendit. Kjo u ka dhënë më shumë siguri pushuesve që kanë zgjedhur këtë perlë të Veriut.

Pas vitit të pandemisë, edhe operatorët në Velipojë parashikojnë një sezon të gjatë dhe të kënaqshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...